"Kyçet e dashurisë" në Paris shpresë për refugjatët
Nga shitja në ankand publik i "kyçeve të dashurisë" janë mbledhur 249.610 euro të ardhura

Paris
PARIS (AA) - Të ardhurat e përfituara nga shitja me ankand publik, i drynave të dashurisë që turistët kanë vendosur mbi urat në lumin Sena (La Seine) në kryeqytetin e Francës, Paris, do të përdoren për nevojat e refugjatëve, raporton Anadolu Agency (AA).
Nga shitja në ankand publik i "kyçeve të dashurisë" janë mbledhur 249.610 euro të ardhura.
Në ankandin i cili ishte ndërprerë për disa kohë për shkak të protestuesve të krahut të djathtë ekstrem, janë shitur edhe pjesët që i përkasin Pont des Arts, që është ura ku janë vënë më së shumti kyçet.
Turistët në përgjithësi pasi mbërrijnë në këtë urë vendosin kyçin dhe më pas çelësin e hedhin në lumin Sena, si "dokument" i pavdekshmërisë së dashurisë së tyre.
Kyçet e varur në urë në vitin 2015 u hoqën për shkak se kishte rrezik të shembjes së saj.
Turistët më pas filluan të vendosin kyçet në urat e ngjashme të tjera mbi lumin Sena.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.