Firdevs Bulut
27 Korrik 2020•Përditësim: 27 Korrik 2020
Nga të shtënat e forcave të sigurisë në protestat antiqeveritare në kryeqytetin e Irakut, Bagdad, mbrëmë humbën jetën dy persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Në përleshjet midis forcave të sigurisë dhe protestuesve në Sheshin Tahrir, në pjesën qendrore të Bagdadit, forcat e sigurisë përdorën plumba të vërteta, thanë burime lokale dhe dëshmitarë okularë për AA.
Përpos dy protestuesve të vrarë, shumë të tjerë mbetën të plagosur.
Disa protestues që transmetuan drejtpërdrejtë ngjarjet, thanë se forcat e sigurisë penguan hyrjen e ambulancave që mbërritën në vendngjarje për të dërguar viktimat në spital.
Aktivistët në rrjetet sociale i kërkuan kryeministrit Mustafa al-Kadhimi që të ndërhyjë.
Qeveria akoma nuk ka komentuar ngjarjet.
Protestat e fundit në kryeqytet janë përqendruar në përmirësimin e furnizimit me energji elektrike dhe dhënien fund të korrupsionit.