Ekip
06 Qershor 2017•Përditësim: 06 Qershor 2017
NEW DELHI (AA) - India ka lançuar të hënën raketën më të rëndë të dërguar ndonjëherë në hapësirë, njoftoi agjencia hapësinore e vendit, raporton Anadolu Agency (AA).
Organizata e Kërkimit Hapësinor Indian (ISRO) në një deklaratë ka konfirmuar se “Sateliti Geosynchronous Launch Mark III (GSLV Mk III) u nis bashkë me një satelit të komunikimit nga vendi Sriharikota në shtetin Andhra Pradesh".
Në njoftim bëhet e ditur se raketa prej 640 tonësh do t'i japë vendit aftësi më të madhe për të dërguar satelitët e tij të komunikimit në hapësirë, njëherësh do të mundësojë dërgimin edhe të satelitëve nga shtetet tjera, ndërkohë që Indisë do t'i mundësojë të bëhet shteti i katërt i cili ka dërguar njeriun në hapësirë.
"Ky mision është i rëndësishëm pasi bëhet fjalë për raketën dhe satelitin më të rëndë që është lançuar nga India", tha kryetari i ISRO-s, A.S Kiran Kumar. GSLV Mark III mund të mbajë në orbitë një ngarkesë prej më shumë se tre ton.