India dërgon 125 mijë forca paramilitare në Xhamu dhe Kashmir
Sipas një burimi ushtarak mësohet se qeveria indiane ka vendosur 125 mijë forca paramilicore shtesë në Xhamu dhe Kashmir

Ankara
India ka vendosur një forcë shtesë prej 125 mijë paramilitarësh në rajonin Xhamu dhe Kashmir, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në artikullin e faqes "The News", i cili bazohet mbi një burim ushtarak, mësohet se qeveria indiane ka vendosur 125 mijë forca paramilicore shtesë në Xhamu dhe Kashmir.
Gjithashtu burimi, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, thekson se në Xhamu dhe Kashmir aktualisht ndodhen 500 mijë forca sigurie.
- Shkollat janë hapur por klasat kanë mbetur bosh
Pavarësisht se qeveria indiane ka njoftuar rihapjen e rreth 200 shkollave në kryeqytetin Srinagar të Xhamu dhe Kashmirit, është vërejtur se klasat kanë mbetur bosh pasi familjet në rajon nuk kanë marrë përpipër rrezikun për shkak të "mungesës së kontaktit" me fëmijët e tyre dhe se ata kanë preferuar t'i mbajnë fëmijët në shtëpi deri kur të përfundojë ndërprerja e telefonave dhe internetit.
Gulzar Ahmed ka vënë në dukje se fëmijët janë të sigurtë në shtëpi.
"Si mund të rrezikojmë jetën e fëmijëve tanë?", tha Ahmed, duke shtuar se shumë fëmijë janë arrestuar nga forcat paramilitare dhe se shumë prej tyre janë plagosur gjatë ngjarjeve të përjetuara.
Marrëdhëniet mes Indisë dhe Pakistanit u tensinuan sërish pasi India më 5 gusht anuloi nenin kushtetues që i njeh Kashmirit status të veçantë për më shumë se gjysmë shekulli.