Ekip
21 Gusht 2019•Përditësim: 22 Gusht 2019
Unioni Afrikan ka nominuar Kenian si kandidate të Afrikës për një vend jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) për vitet 2021-2022, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç raportojnë mediat lokale, në një votim sekret në selinë e sindikatës në kryeqytetin e Etiopisë, Addis Ababa, Kenia fitoi 37 vota duke mposhtuar Xhibutin që grumbulloi vetëm 13 vota. Në votim morën pjesë 51 nga 55 vendet anëtare të Unionit Afrikan.
Ministria e Punëve të Jashtme e Kenias poashtu njoftoi fitoren pas një raundi të dytë votimi nga Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershme të Unionit.
Në raundin e parë të votimit më 5 gusht, Kenia nuk ishte në gjendje të merrte shumicën e nevojshme për dy të tretat.
Kenia është i vetmi kandidat afrikan për karrigen jo të përhershme të Këshillit të Sigurimit.
Qershorin e ardhshëm, për të marrë këtë vend Kenia duhet të fitojë dy të tretat e votave të vendeve anëtare të OKB-së.