İlhan Toprak
02 qershor 2016•Përditësim: 02 qershor 2016
NAIROBI (AA) - Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, i cili ndodhet në Kenia në kuadër të një vizite është pritur me një ceremoni zyrtare nga Presidenti i vendit, Uhuru Kenyatta, raporton Anadolu Agency (AA).
Në ceremoninë e mbajtur në rezidencën presidenciale fillimisht u kënduan himnet kombëtare të dy vendeve dhe pasi Erdoğan përshëndeti trupën ceremoniale u kryen 21 të shtëna me top.
Pas pritjes ceremoniale dy presidentët kanë kaluar në takimin kokë më kokë.