Recep Canik
13 nëntor 2016•Përditësim: 14 nëntor 2016
NAIROBI (AA) - Si pasojë e thatësirës nga vapa përvëluese në rajonin Kilifi, në pjesën bregdetare të Kenias, afërsisht 300 mijë persona që jetojnë nën ndikimin e urisë dhe të etjes në fshatra janë duke u përpjekur që të mbijetojnë, raporton Anadolu Agency (AA).
Përfaqësuesi i Unionit të Muslimanëve për rajonin Kilifi në Kenia, Rashid Muhammed, duke folur për gazetarin e AA-së tha se në rajon nuk ka rënë shi që prej 6 muajsh dhe se 300 banorë të fshatit janë në vështirësi për arsye të mungesës së ujit.
Edhe kryeplaku i fshatit Mirihini në rajonin Kilifi, Francis Makubo, është shprehur se banorët e fshatit janë të uritur dhe se nuk ka mbetur më ujë i pastër për konsum për arsyen se prej shumë kohësh nuk bie shi.