Bota

Indi, përmbytjet në Assam marrin edhe 12 jetë

Numri i të vdekurve në Assam për shkak të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut tani ka arritur në 100 që nga 6 prilli ndërsa mbi 5 milionë njerëz janë prekur nga përmbytjet shkatërruese

Ekip   | 23.06.2022
Indi, përmbytjet në Assam marrin edhe 12 jetë

New Delhi

Teksa përmbytjet në shtetin Assam në verilindje të Indisë kanë hyrë sot në ditën e 11-të, 12 persona të tjerë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas autoritetit të shtetit për menaxhimin e fatkeqësive, numri i të vdekurve në Assam për shkak të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut tani ka arritur në 100 që nga 6 prilli ndërsa mbi 5 milionë njerëz janë prekur nga përmbytjet shkatërruese.

Rastet fatale përfshijnë katër fëmijë ndërsa 32 rrethe të shtetit janë goditur aktualisht nga përmbytjet, theksuan zyrtarët.

Më shumë se 271 mijë njerëz janë strehuar në 845 kampe ndihmash, tha në një deklaratë autoriteti i menaxhimit të fatkeqësive të Assamit.

“Gjithsej 100 persona kanë humbur jetën për shkak të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut në këtë sezon”, shtoi ajo.

Qeveria e Assamit sot tha se artikujt ushqimorë dhe gjërat thelbësore u hodhën me helikopterë sot në qytetin Silchar të goditur nga përmbytjet.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın