Ekip
02 Gusht 2016•Përditësim: 02 Gusht 2016
GAUHATI (AA) – Numri i të vdekurve në shirat monsune që goditën Indinë arriti në 90, ndërsa më shumë se 700.000 banorë janë vendosur në qendrat private të qeverisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Reshjet e pandërprera të shiut përfshinë shumë sipërfaqe të tokës gjë e cila solli deri te dëmtimi i kabllove telefonikë, më shumë në shtetin indian Bihar në lindje, Assam në verilindje dhe Himachal Pradesh në veri.
Gjatë javës së kaluar në këto tre shtete gjatë shirave monsune humbën jetën gjithsej 96 persona. Ndryshe, India është përfshirë nga shirat monsune pas dy vite thatësi.