Bota

Indi, arrestohet një person për vrasjen e një elefanti

Videoja e elefantit në ankthin e dhimbjeve u bë virale në mediat sociale, duke detyruar autoritetet të ndërmarrin veprime

Ekip   | 05.06.2020
Indi, arrestohet një person për vrasjen e një elefanti

New Delhi

Zyrtarët pyjorë në Indi arrestuan sot një person, i cili ushqeu një elefant me barrë me një ananas të mbushur me fishekzjarre, transmeton Anadolu Agency (AA).

Elefanti ngordhi më 27 maj në qarkun Palakkad të shtetit jugor Kerala pasi pësoi një dëmtim në gojë.

Zyrtarët e pyjeve konfirmuan se elefanti ngordhi pranë bregut të lumit.

Videot e ankthit të saj në dhimbje u bënë virale në mediat sociale duke shkaktuar reagimin e njerëzve nga të gjitha sferat e jetës. #PunishElephantKillers u ngrit në mediat sociale dhe qindra persona nënshkruan peticionin në faqet e internetit.

Mbi 927 nënshkrues të peticionit që përfshijnë 1.3 milionë njerëz në mbarë botën janë ngritur në Change.org duke kërkuar veprime të rrepta kundër autorëve, njoftojnë mediat lokale.

Në një postim në Twitter, Departamenti i Pyjeve në Kerala tha: "Departamenti i Pyjeve nuk do të lë asnjë gur pa lëvizur për të siguruar ndëshkimin maksimal për shkelësit".

Neha Sinha, një aktiviste e mjedisit tha se fermerët përdorin "bomba karrem", si ananasi i mbushur me eksploziv, për të vrarë kafshët që hyjnë në fushat e mbjella.

Ajo sugjeroi që qeveria të punojë drejt një mekanizmi për të stimuluar humbjen e të korrave dhe të sigurojë një shpërndarje të duhur dhe mbështetje të tregut për fermerët.

"Ky nuk është një incident i izoluar. Në vitin 2018, një incident i ngjashëm me fishekzjarre në fruta kishte ndodhur në Odisha. Fermerët përdorin fishekzajrre dhe ushqime të helmuara për të vrarë kafshët që dëmtojnë të korrat. Ne duhet të përqendrohemi që të merremi me këtë çështje me fermerët", tha Sinha.

Sipas shifrave zyrtare të paraqitura nga qeveria qendrore në Parlament, 373 elefantë kanë ngordhur në raste jo të natyrshme, siç janë ato nga energjia elektrike dhe gjuetarët ilegalë midis viteve 2015-2018.

Në një postim në Twitter, me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Mjedisit, kryeministri indian, Narendra Modi u kërkoi njerëzve të ndihmojnë në ruajtjen e larmisë së pasur të vendit.

"Në Ditën Botërore të Mjedisit, ne ritheksojmë premtimin tonë për të ruajtur biodiversitetin e pasur të planetit tonë. Le të bëjmë kolektivisht çdo gjë të mundshme për të siguruar florën dhe faunën me të cilët ndajmë Tokën. Ne mund të lëmë një planet edhe më të mirë për brezat e ardhshëm", shkroi Modi.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın