Onur Usta
07 Mars 2016•Përditësim: 08 Mars 2016
PARIS (AA) - Presidenti i Francës, François Hollande, tha se BE-ja duhet të ketë në një bashkëpunim të drejtpërdrejtë dhe efektiv me Turqinë për krizën e refugjatëve, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë për mediat në hyrje të Samitit BE - Turqi Hollande është shprehur: Një pjesë e mirë e refugjatëve mund të mbahen nga Greqia. Greqisë duhet ti vijmë në ndihmë. Përkundër ardhjes së refugjatëve në Greqi nga Turqia me këtë të vend duhet të kemi një bashkëpunim të drejtpërdrejtë dhe efektiv''.
Duke nënvizuar faktin se refugjatët të cilët nuk vijnë nga Siria duhet të rikthehen në vendet e tyre Hollande në vazhdim tha se në Samit do ti japin rëndësi temave si bashkëpunimi me Turqinë dhe ndihma ndaj Greqisë për çështjen e refugjatëve.