Mesut Zeyrek
28 Janar 2018•Përditësim: 29 Janar 2018
KËLN (AA) - Policia në Këln të Gjermanisë ndaloi një marsh të mbështetësve të organizatës terroriste PYD/PKK duke e shpallur atë të paligjshëm, raporton Anadolu Agency (AA).
Policia ndërhyri pasi mbështetësit e kësaj organizate terroriste, të cilët u mblodhën në lagjen Eberplatz, shpalosën posterë të udhëheqësit të dënuar të organizatës, Abdullah Ocalan. Policia paralajmëroi se nuk do të lejonin marshin në qoftë se nuk largohen pankartat e ndaluara në atë vend.
Ndaj këtij paralajmërimi të policisë, disa nga të tubuarit hodhën shishe dhe shkopinj flamujsh në drejtim të policisë. Disa persona u arrestuan ndërsa ata që mbanin pankarta të ndaluara u legjitimuan, fotografuan dhe u lanë të lirë.
Forcat policore pritën një orë që të tubuarit të dorëzonin pankartat dhe pasi kjo nuk ndodhi, ata formuan një kordon.
Policia paralajmëroi turmën që të shpërndahen në qetësi në të kundërtën do të përdorin forcën. Pas kësaj, mbështetësit e organizatës terroriste në grupe të vogla u shpërndanë.