Bedrudin Brljavac
14 Tetor 2015•Përditësim: 14 Tetor 2015
VARSHAVË (AA) - Agjencia kufitare e Bashkimit Evropian me seli në Varshavë (Frontex) ka njoftuar se rreth 710.000 refugjatë kanë hyrë në Bashkimin Evropian (BE) në dhjetë muajt e parë të këtij viti, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një komunikatë të publikuar nga Frontext është vënë në dukje se më të prekur janë ishujt grek në Detin Egje, të cilët po përballen me një fluks të paparë të refugjatëve dhe emigrantëve.
Vetëm në shtator në BE kanë hyrë 170.000 refugjatë, ndërkohë që gjatë tërë vitit 2014 në zonën e BE-së kanë hyrë 282.000 refugjatë.
Gjatë muajit gusht të këtij viti është regjistruar ardhja e 190.000 refugjatëve, shumica e të cilëve kanë ardhur përmes detit në Greqi.
Për
të lexuar vazhdimin e lajmit duhet të abonoheni.