Sena Güler
16 Dhjetor 2018•Përditësim: 17 Dhjetor 2018
ANKARA (AA) – Të paktën 10 terroristë të PKK-së u neutralizuan në operacionet e kryera nga Forcat e armatosura turke në veri të Irakut, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Mbrojtjes së Turqisë njoftoi se forcat ajrore turke dje dhe sot kanë kryer sulme të ashpra ndaj bazave të organizatës terroriste PKK në malet veriore të Irakut, Gara dhe Hakurk.
Më tej bëhet e ditur se të paktën 10 terroristët e neutralizuar ishin duke përgatitur sulme terroriste mbi bazat e ushtrisë turke.
Gjatë sulmit, u neutralizuan disa strehimore të sapozbuluara të fshehta të organizatës terroriste të PKK-së.
PKK-ja është një organizatë separatiste në listën e grupeve terroriste në Turqi, Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA). Gjatë fushatës së saj terroriste tre dekadashe kundër Turqisë, terroristët e PKK-së vranë të paktën 40 mijë njerëz.
Malet Kandil, Gara, Metina, Avasin-Basyan, Hakurk dhe Zap, të cilat shtrihen në veri të Irakut përgjatë kufirit Irak-Turqi, ndryshe njihen si djepi i lëvizjes terroriste të PKK-së.