Bota

Në sulmin e YPG/PKK-së në tregun e Afrinit u vranë disa civilë

Të paktën 4 persona u vranë dhe më shumë se 20 u plagosën në një sulm me bombë që ndodhi sot në tregun e qytetit veriperëndimor sirian të Afrinit

Ömer Koparan, Eşref Musa  | 16.12.2018 - Përdıtësım : 17.12.2018
Në sulmin e YPG/PKK-së në tregun e Afrinit u vranë disa civilë ( Münib Teym - Anadolu Agency )

Azaz

AZAZ (AA) - Të paktën 4 persona u vranë dhe më shumë se 20 u plagosën në një sulm me bombë që ndodhi sot në tregun e qytetit veriperëndimor sirian të Afrinit, raporton Anadolu Agency (AA).

Ky është një qytet të cilin Forcat e Armatosura Turke dhe Ushtria e Lirë Siriane më herët e çliruan nga terroristët e YPG/PKK-së.

Gazetari i AA-së raporton se një autobombë ka shpërthyer në tregun e Afrinit në qendër të qytetit, në të cilin banorët dalin masovikisht të dielën për të blerë pemë dhe perime.

Sipas informacioneve të para, të paktën 4 persona u vranë dhe më shumë se 20 të tjerë plagosën.

Shërbimi lokal i shpëtimit, "Beretat e Bardha" janë në vendin e shpërthimit dhe po kërkojnë nën objektet e shembura.

Ekipet zjarrfikëse kanë vënë nën kontroll zjarrin në treg i cili shpërtheu pas eksplodimit të fortë.

Në të njëjtën kohë, forcat lokale të sigurisë zbuluan dhe neutralizuan një automjet tjetër të ngarkuar me eksploziv në një lagje tjetër të Afrinit.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın