Ekip
20 qershor 2017•Përditësim: 21 qershor 2017
BRUKSEL (AA) - Stacioni qendror hekurudhor në Bruksel është evakuuar të martën në mbrëmje si pasojë e një incidenti të armatosur, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç raportojnë mediat belge, njësitet e policisë speciale kanë qëlluar një burrë, për të cilin dëshmitarët okularë thonë se kishte pasur të veshur një rrip me eksploziv.
Policia ka thënë se behet fjale për një shpërthim më të vogël brenda stacionit.