Hakan Çopur
13 Dhjetor 2016•Përditësim: 13 Dhjetor 2016
WASHINGTON (AA) – Zyrtari i Fondacionit “Heritage” Luke Coffe, duke analizuar politikën e administratës së presidentit amerikan Barack Obama në Siri, tha se stërvitja e YPG-së, armatosja dhe financimi i tyre, është lojë me zjarr, raporton Anadolu Agency (AA).
“Heritage” është Think-tank organizatë, selia e së cilës është në Washington, ndërsa Coffey është drejtor i Qendrës Douglas dhe Sarah Alison për politikë të jashtme në Fondacion.
Siç afrohet fundi i mandatit presidencial të Obama-s, janë të dukshme kritikat e shpeshta brenda dhe jashtë vendit, kur është fjala për Sirinë.
Coffey për AA deklaroi se në luftën në Siri qëllimi i vetëm i SHBA-ve duhet të jetë mposhtja e DEASH-it. “Duhet me mençuri të veprojmë kur është fjala për mënyrën se si të luftohet kundër DEASH-it. Stërvitja, armatosja dhe financimi i YPG-së, luajmë me zjarr”, porositi Coffey.
Ai deklaroi se pjesa më e madhe e popullit amerikan nuk e di ideologjinë e vërtetë të PYD-së (degës siriane të organizatës terroriste PKK) dhe krahut të saj të armatosur YPG.
“Nuk duhej të mbështesnim grupe lidhur me PKK-në të cilat administrata amerikane i ka quajtur “organizata terroriste” dhe e cila kryen sulme terroriste ndaj aleatit tonë të NATO-s, Turqisë”, konsideron Coffey.
Ai konsideron se presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump duhet të ndërpresë mbështetjen e SHBA-ve ndaj PYD-së.