Bota

Çavuşoğlu takon sekretarin amerikan Blinken

Çavuşoğlu dhe Blinken u takuan në Riga, ku po zhvillohet Takimi i Ministrave të Jashtëm të NATO-s

Ömer Tuğrul Çam  | 01.12.2021 - Përdıtësım : 02.12.2021
Çavuşoğlu takon sekretarin amerikan Blinken Foto: Fatih Aktaş / AA

Bruksel

Ministri i jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, u takua me sekretarin amerikan të Shtetit Anthony Blinken në Riga, kryeqytetin e Letonisë, për të diskutuar çështjet dypalëshe dhe rajonale, raporton Anadolu Agency (AA).

Çavuşoğlu dhe Blinken u takuan në Qendrën e Kongresit Atta ku po zhvillohet Takimi i Ministrave të Jashtëm të NATO-s.

Në një deklaratë për gazetarët përpara takimit, Çavuşoğlu shprehu kënaqësinë për takimin e sërishëm me Blinken.

Kemi shumë çështje që do të diskutojmë, tha Çavuşoğlu, i cili shtoi se do të zhvillojnë një takim në cilësinë e vazhdimit rreth çështjeve dhe vendimeve të marra në takimin e zhvilluar në Romë mes presidentit Recep Tayyip Erdoğan dhe presidentit amerikan Joe Biden.

Çavuşoğlu informoi se si dy aleatë të NATO-s do të shkëmbejnë pikëpamjet për marrëdhëniet dypalëshe si dhe rreth çështjeve rajonale të tilla si Ukraina, Libia, Siria dhe Afganistani.

Po ashtu, edhe Blinken ka shprehur kënaqësinë që do të zhvillojë sërish një takim me Mevlüt Çavuşoğlu-n.

Si dy vende aleate do të diskutojmë një sërë çështjesh, theksoi Blinken, i cili më tej tha se si aleatë të NATO-s, dje dhe sot në Riga kanë biseduar për situatën në Ukrainë dhe rreth saj, Ballkanin Perëndimor dhe Kaukazin.

Blinken gjithashtu vuri në dukje se do të gjejnë mundësinë për të diskutuar çështjet rajonale dhe ato të bashkëpunimit mes Turqisë dhe SHBA-së.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.