İhvan Radoykov
07 Shkurt 2016•Përditësim: 07 Shkurt 2016
SOFJE (AA) - Dy gra refugjate afgane kanë vdekur nga i ftohti në Bullgari. Tragjedia ndodhi në malin Stranca që ndodhet në rajonin Mallko Tirnovo në afërsi të kufirit bullgaro-turk. Ata ilegalisht kishin hyrë në Bullgari, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministrja e Punëve të Brendshme të Bullgarisë Rumyana Biçvarova në deklaratën për mediat tha se policia kufitare në rajon është takuar më një grup prej 19 njerëz në mesin e të cilëve ka patur shumë fëmijë.
Biçvarova theksoi se policia është munduar të ndihmojë dy gra të cilat ishin mërdhirë nga të ftohtit, por fatëkeqisht nuk ia arritën t'i shpëtojnë.
Madje, thuhet se këta refugjatë të cilët në mënyrë ilegale kanë hyrë në Bullgari kanë ardhur nga Afganistani.
Lidhur me këtë rast kanë filluar hetime.