Ekip
15 Qershor 2017•Përditësim: 15 Qershor 2017
BRUKSEL (AA) - Mungesa e energjisë elektrike në aeroportin ndërkombëtar në Bruksel mëngjesin e sotëm ka shkaktuar shtyrjen disa orë të fluturimeve, duke detyruar qindra pasagjerë të presin në terminale, raporton Anadolu Agency (AA).
Energjia elektrike është ndërprerë në orën 05:00 të mëngjesit të sotëm, kurse sipas deklaratës të zyrtarëve tërë sistemi i aeroportit ndërkombëtar ka mbetur pa energji elektrike.
Qindra pasagjerë me valixhet e tyre kanë mbetur para terminalit për nisje, kurse hyrje në aeroport u është lejuar vetëm pas dy orësh.
Energjia elektrike është kthyer shumë shpejt, por ka ndikuar në orarin e të gjitha fluturimeve dalëse të planifikuara për sot.
Pavarësisht anulimit disa orë të fluturimeve, nga aeroporti kanë paralajmëruar pasagjerët që të vijnë në kohë.