Hasan Esen
06 Mars 2017•Përditësim: 06 Mars 2017
BRUKSEL (AA) - Në Bruksel është protestuar në shenjë reagimi ndaj mospranimit të numrit të premtuar të refugjatëve nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian (BE), raporton Anadolu Agency (AA).
Këshilli i BE-së për Marrëdhënie të Jashtë është mbledhur në Bruksel për të diskutuar në lidhje me temat që kanë të bëjnë me sigurinë, mbrojtjen dhe migrimin. Gjatë mbledhjes së ministrave, një grup ka organizuar protestë në shenjë mbështetjeje për refugjatët.
Protestuesit e mbledhur nën moton "Sillni ata këtu", kanë reaguar kundër mosvendosjes në shtetet e tjera të 160 mijë refugjatëve që gjenden në Itali dhe Greqi. Ata kanë kërkuar që shtetet anëtare dhe institucionet e BE-së të mbajnë premtimin, duke bartur edhe pankarta me fotografi dhe mesazhe të refugjatëve.