Şerife Çetin
03 Qershor 2018•Përditësim: 04 Qershor 2018
BRUKSEL (AA) – Në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, gjatë punimeve për ndërtimin në aeroport është gjetur një bombë nga Lufta e Dytë Botërore, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga Aeroporti i Brukselit thuhet se bomba është neutralizuar nga njësia për neutralizimin e mjeteve shpërthyese pranë ushtrisë së Belgjikës, DOVO.
Më tej thuhet se procesi i neutralizimit të bombës është kryer pa patur ndonjë ndikim në trafikun ajror apo tek pasagjerët.
Ekipi për neutralizim ka formuar një rreth të sigurisë dhe gjatë këtij procesi janë pezulluar përkohësisht punimet e ndërtimit.