Bota

Brnabiç thirrje NATO-s që të reagojë në Kosovë

Kryeministrja serbe i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare, KFOR-it dhe NATO-s që të "frenojnë" kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe vlerësoi se situata është më shumë se dramatike

Andelija Stojkovic  | 13.10.2021 - Përdıtësım : 13.10.2021
Brnabiç thirrje NATO-s që të reagojë në Kosovë

Beograd

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare, NATO-s dhe KFOR-it që të reagojnë urgjentisht me rastin e ndërhyrjes së njësive të ROSU-t në veri të Kosovës, raporton Anadolu Agency (AA).

Ajo i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare, KFOR-it dhe NATO-s që të "frenojnë" kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe vlerësoi se situata është më shumë se dramatike.

"Situata është më shumë se dramatike dhe ky është momenti i fundit në të cilin një reagim i qartë është i nevojshëm për të ndaluar politikën e çmendur të ndjekur nga Prishtina", theksoi Brnabiç në një deklaratë me shkrim të lëshuar nga qeveria serbe.

Me rastin e ndërhyrjes së ROSU-t në veri të Kosovës dhe përdorimit të shok bombave dhe gazit lotsjellës, ajo theksoi se një sjellje e tillë i tejkaloi të gjitha masat.

"Kjo lloj sjelljeje ka tejkaluar çdo masë dhe na çon në prag të kaosit", tha Brnabiç.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın