Can Erözden
28 Gusht 2018•Përditësim: 28 Gusht 2018
ANKARA (AA) - Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar dhe sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis, kanë zhvilluar një bisedë telefonike, raporton Anadolu Agency (AA).
Një burim që foli në kushte anonimiteti për AA bëri të ditur se Akar dhe Mattis shkëmbyen mendime mbi marrëdhëniet në fushën e mbrojtjes midis Turqisë dhe SHBA-ve, Sirinë dhe mbi luftën kundër terrorizmit.
Siria ka mbetur e mbyllur nga një luftë e egër civile që nga fillimi i vitit 2011, kur regjimi i Bashar al-Assadit shtypi protestat pro-demokratike, të cilat shpërthyen si pjesë e kryengritjeve të "Pranverës Arabe".