Dursun Aydemir
01 Dhjetor 2021•Përditësim: 02 Dhjetor 2021
Në Bruksel, kryeqytetin e Belgjikës, rrugët u zbukuruan me drita para Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve të cilat janë nga festat më të rëndësishme për të krishterët, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sheshet e famshme të Brukselit Saint-Catherine, Schuman, Grande Place dhe Bourse, u zbukuruan me figura të babagjyshit, me drerë dhe pisha krishtlindjesh, të cilat janë simbole të rëndësishme të Krishtlindjeve.
Teksa në stendat e tregut luhen këngë për Krishtlindje dhe Vitin e Ri, qytetarët belgë shijuan blerjet në tregjet e Krishtlindjeve të ngritura në të dy rrugët që dalin në sheshet Saint-Catherine dhe Bourse.
Në aktivitetin e organizuar nën kuadrin e masave kundër COVID-19, në stenda u ekspozuan për vizitorët ëmbëlsira të krishtlindjeve, karamele, veshje dimërore dhe bizhuteri.