Ekip
10 Mars 2021•Përditësim: 10 Mars 2021
Komisioni Evropian thotë se ka siguruar një marrëveshje me Pfizer-BioNTech për katër milionë doza shtesë të vaksinave kundër koronavirusit të ri (COVID-19) për 27 vendet anëtare për të trajtuar rritjen e rasteve të disa llojeve të koronavirusit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Presidentja e Komisionit të Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se "kjo do të ndihmojë vendet anëtare në përpjekjet e tyre për të mbajtur nën kontroll përhapjen e varianteve të reja. Përmes përdorimit të tyre të destinuara atje ku ato janë më të nevojshme, veçanërisht në rajonet kufitare, këto doza do të ndihmojnë gjithashtu në sigurimin ose rivendosjen e lëvizjes së lirë të mallrave dhe njerëzve".
Bashkimi Evropian përmendi Tirolin në Austri, Nicën dhe Vezelën në Francë, Bolzano në Itali dhe disa pjesë të Bavarisë dhe Saksonisë në Gjermani ku shtrimet në spital nga COVID-19 kanë qenë në rritje. Komisioni tha se dozat e reja do të jenë të disponueshme në mënyrë proporcionale për të gjithë vendet anëtare këtë muaj.
Zyrtarët e BE-së janë shqetësuar nga mënyra se si rritje e virusit e nxitur nga variantet e reja ka shtyrë vendet e BE-së të vendosin kufizime kufitare.
Në përgjithësi, BE ka gjashtë kontrata për më shumë se 2 miliardë doza vaksinash për vaksinimin e 450 milionë banorëve të saj.