Muhammet Kurşun
10 Mars 2021•Përditësim: 11 Mars 2021
Me 61 vdekje të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Iran, numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 60.928, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari tha se në 24 orët e fundit janë shënuar 8.606 raste të reja me COVID-19, prej të cilëve 701 janë shtruar në spital, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 1.715.162.
Lari theksoi se 3.823 pacientë të prekur me COVID-19 po trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv dhe shtoi se numri i të shëruarve që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 1.464.268.
Ajo informoi se deri më tani në vendin me një popullsi prej rreth 83 milionë banorësh janë kryer 11.468.053 teste për COVID-19.