Bota, Koronavirusi

BE-ja pret vaksinimin e parë kundër COVID-19 para fundvitit

"Shohim dritë në fund të tunelit. Qytetari i parë i BE-së mund të vaksinohet para fundit të dhjetorit”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen

Ata Ufuk Şeker  | 25.11.2020 - Përdıtësım : 26.11.2020
BE-ja pret vaksinimin e parë kundër COVID-19 para fundvitit

Bruksel

Presidentja e Komisionit të Bashkimit Evropian (BE), Ursula von der Leyen, njoftoi se vaksinimi mund të fillojë para fundit të vitit, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Shohim dritë në fund të tunelit. Qytetari i parë i BE-së mund të vaksinohet para fundit të dhjetorit”, tha von der Leyen në llogarinë e saj në median sociale.

Duke theksuar që vendet anëtare të BE-së duhet t’i përfundojnë përgatitjet për shpërndarjen e vaksinave, von der Leyen deklaroi se vaksina është "biletë" për të dalë nga pandemia.

Javën e kaluar, presidentja e Komisionit Evropian tha se “Nëse gjithçka shkon mirë, Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) mund të lëshojë autorizim të kushtëzuar të tregut për vaksinat e BionTech dhe Moderna në gjysmën e dytë të dhjetorit”.

Presidentja e EMA-së Emer Cooke gjithashtu njoftoi se mund të japin mendim pozitiv mbi vaksinat kundër COVID-19 përpara Krishtlindjeve.

Ndryshe, BE-ja ka rënë dakord të marrë 400 milionë doza vaksine me AstraZeneca, 300 milionë me Sanofi-GSK, 400 milionë me Johnson and Johnson, 300 milionë me Pfizer dhe BioNTech, 405 milionë me CureVac dhe 160 milionë me Moderna.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın