Hasan Esen
02 Mars 2017•Përditësim: 02 Mars 2017
BRUKSEL (AA) - Komisioneri Evropian për Migrim, Punë të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos kërkon që refugjatët të cilët do të deportohen dhe do të mbahen në qendrat e ndalimit për t'u mos u larguar nuk duhet të përngjasin me "Kampet e përqendrimit" ku miliona njerëz janë vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore, raporton Anadolu Agency (AA).
Komisioni i BE-së ka njoftuar raportin në lidhje me sisteminin e refugjatëve, ku sipas raportit nga 160 mijë refugjatë në Itali dhe Greqi që duhej të ishin vendosur në vendet e tjera anëtare thuhet se vetëm 13.500 pre tyre kanë mundur të gjejnë një vend të ri. Ndërsa nga 72 mijë refugjatë që duhej të merreshin nga Turqia janë pranuar vetëm 3.565 refugjatë.
Gjithashtu komisioni ka propozuar përshpejtimin e deportimit të refugjatëve ku Komisioneri Avramopoulos në lidhje me çështjen vuri në dukje se duhet të përmirësohet norma e kthimit.
"Vendet anëtare në rast të rrezikut të arratisë duhet të përdorin mundësinë për ndalimin e emigrantëve për një kohë të majftueshme për të përfunduar procedurat e rikthimit dhe ripranimit", tha ai.
Ndër të tjera zyrtari i BE-së duke përdorur shprehjen "deportim" në vend të "rikthimit" ka theksuar se "Kjo nuk duhet të vlerësohet kurrë si një kamp përqendrimi".
Përderisa në propozim parashikohet që refugjatët të mbahen të ndaluar në qendrat e ndalimit deri në 18 muaj, Avramopoulos, tha se kjo është një alternativë që duhet përdorur në rast të mos bashkëpunimit të refugjatëve apo kundrejt rrezikut të largimit të tyre.
Në Evropë në vitet e fundit kanë hyrë 1.4 milionë refugjatë. Pas kësaj BE-ja nisi të intensifikojë masat e marra për pengimin e ardhjes së refugjatëve.