Bota, Koronavirusi

BE aprovon përdorimin e "Remdesivir" në trajtimin për COVID-19

Komisioni i BE-së, njoftoi se ka lejuar shitjen e ilaçit "Remdesivir" i cili prodhohet nga kompania farmaceutike amerikane Gilead Sciences

Ata Ufuk Şeker  | 03.07.2020 - Përdıtësım : 04.07.2020
BE aprovon përdorimin e "Remdesivir" në trajtimin për COVID-19

Bruksel

Bashkimi Evropian (BE), aprovon përdorimin e ilaçit antiviral "Remdesivir" në trajtimin e të sëmurëve me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Komisioni i BE-së, njoftoi se ka lejuar shitjen e ilaçit "Remdesivir" i cili prodhohet nga kompania farmaceutike amerikane Gilead Sciences.

Në deklaratë vihet në dukje se të dhënat shkencore janë vlerësuar në mënyrë të shpejtë për shkak të pandemisë dhe se "Remdesivir" është ilaçi i parë që merr miratim nga BE-ja për t'u përdorur në trajtimin e COVID-19.

Njoftohet se ky vendim është marrë me rekomandimin e Agjencisë Evropiane të Ilaçeve dhe me miratimin e vendeve anëtare.

Ky ilaç fillimisht u zhvillua për t'u përdorur në trajtimet kundër Ebola-s, pas testimeve mbi kafshët u përcaktua se ishte efektiv edhe kundër koronaviruseve SARS dhe MERS. Për Remdesivir është deklaruar se është i dobishëm për të ulur kohën në procesin e trajtimit tek të sëmurët me COVID

19.

Ishte pretenduar që stoku 3 mujor i "Remdesivir" i përdorur në trajtimin e COVID-19 ishte blerë nga ana e SHBA-së.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın