Fuat Kabakçı
27 Maj 2017•Përditësim: 28 Maj 2017
PEKIN (AA) - Automobilat e para të industrisë së automjeteve në Kinë, janë si një pasqyrë të së kaluarës për vizitorët e muzeut në kryeqytetin e Kinës, Pekin, raporton Anadolu Agency (AA).
Automobilat klasikë që ndodhen në muzeun e automjeteve në rajonin Fëngtaj të Pekinit, Beijing Auto Museum, të çon në botën e automjeteve të shekullit 19-20.
Muzeu 5 katësh që ka një anë tërheqëse edhe për nga ana arkitekturore, ndodhet në një hapësirë prej 50 mijë metra katrorësh. Në këtë muze ekspozohen më shumë se 80 lloje automobilash.
Slogani i muzeut është "shkencë, teknologji dhe shoqëri". Ai është ngritur me një fond prej 100 milionë dollarësh. Ndërtimi i tij nisi në vitin 2007 dhe përfundoi në vitin 2011.