Bota

Kinë, mbahet paradë ushtarake për 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore

Në ceremoninë e mbajtur në Pekin, trupa nga Ushtria Çlirimtare Popullore (PLA) marshuan në formacion ndërsa u shfaqën sistemet më të reja dhe më të përparuara të armëve të vendit

Emre Aytekin  | 03.09.2025 - Përdıtësım : 04.09.2025
Kinë, mbahet paradë ushtarake për 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore

Pekin

Një paradë ushtarake u mbajt në Kinë për të shënuar 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, transmeton Anadolu.

Në ceremoninë e mbajtur në sheshin "Tiananmen" në qendër të Pekinit, trupa nga Ushtria Çlirimtare Popullore (PLA) marshuan në formacion ndërsa u shfaqën sistemet më të reja dhe më të përparuara të armëve të vendit.

Pasi iu drejtua publikut në ballkonin e Portës Tiananmen të Pallatit Perandorak, presidenti kinez Xi Jinping hipi në një automjet parade dhe inspektoi trupat e stacionuara në bulevardin Chang'an.

Kjo ishte parada e tretë ushtarake që udhëheqësi kinez ka mbikëqyrur në sheshin "Tiananmen" si president.

Në ceremoni morën pjesë krerë shtetesh dhe qeverish të huaja, përfshirë presidentin rus Vladimir Putin, udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong-un, presidentin e Bjellorusisë Alexander Lukashenko dhe kryeministrin e Malajzisë Anwar Ibrahim.

Gjithashtu ceremoninë e ndoqën nga tribuna e protokollit edhe ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan, ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore Alparslan Bayraktar dhe Ambasadori i Turqisë në Pekin, Selçuk Ünal.

Kjo ishte hera e parë që Turqia merr pjesë në këto ceremoni në nivel ministror në Kinë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.