Bota, Koronavirusi

Australi, protestuesit kundër vaksinimit të detyrueshëm për punonjësit e ndërtimtarisë

Të tubuarit kërkuan heqjen e masave kundër COVID-19, duke mbajtur parulla me mbishkrimet "Liri", "Fund i ndalimeve" dhe "Jo vaksinave"

Recep Şakar  | 21.09.2021 - Përdıtësım : 22.09.2021
Australi, protestuesit kundër vaksinimit të detyrueshëm për punonjësit e ndërtimtarisë

Melbourne

Qindra persona kanë protestuar në Melbourne për vendosjen e vaksinimit të detyrueshëm për punëtorët e ndërtimit në shtetin australian Victoria, ku edhe më tej kërcënon varianti Delta i COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qeveria e Victoria-s ka njoftuar se puna në sektorin e ndërtimit në kryeqytetin e shtetit Melbourne dhe Ballarat, Geelong, Surf Coast Shire dhe Mitchell Shire do të pezullohet për dy javë nga sot dhe se vaksina kundër COVID-19 është e detyrueshme për të gjithë punonjësit në këtë sektor.

Qindra demonstrues të mbledhur në Melbourne reaguan ndaj vendimit të Qeverisë për vaksinimin e detyrueshëm.

Protestuesit u mblodhën para Unionit për ndërtimtari, pylltari, çështje detare, miniera dhe energji (CFMEU) dhe Parlamentit të Victoria-s, i cili mbështeti vendimin e qeverisë.

Të tubuarit kërkuan heqjen e masave kundër COVID-19, duke mbajtur parulla me mbishkrimet "Liri", "Fund i ndalimeve" dhe "Jo vaksinave".

Protestuesit brohoritnin parulla kundër kryeministrit të Victoria-s, Daniel Andreës, për të cilin ata besojnë se është përgjegjës për vendimin për vaksinimin e detyrueshëm. Policia ndërhyri duke përdorur gaz lotsjellës kundër protestuesve, të cilët në paralajmërimin për t’u shpërndarë u përgjigjën duke hedhur objekte të ndryshme.

Protestuesit, të cilët mbajtën protesta në pjesë të ndryshme të qytetit, bllokuan trafikun në rrugët kryesore që çojnë në qendër të Melbourne-s. Policia arrestoi disa protestues.

Protestat, të cilat po mbahen nën masa të rrepta të sigurisë policore, pritet të vazhdojnë në ditët në vijim.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın