Ömer Musa Targal
04 Qershor 2016•Përditësim: 04 Qershor 2016
BUENOS AIRES (AA) – Mijëra njerëz në kryeqytetin e Argjentinës, Buenos Aires, mbajtën një marsh protestues kundër dhunës dhe vrasjes së grave, raporton Anadolu Agency (AA).
Marshi u mbajt me sloganin "NiUnaMenos" që do të thotë "Asnjë më". Protestuesit kanë mbajtur pankarta të ndryshme si dhe fotografi të grave dhe vajzave, viktima të dhunës.
Në njoftimin e disa organizatave joqeveritare thuhet se në Argjentinë mesatarisht çdo 30 orë vritet një grua. Vitin e kaluar janë vrarë 275 gra.