Ayşe Aktaş,Halit Süleyman
04 Qershor 2016•Përditësim: 05 Qershor 2016
ANKARA (AA) - Rreth gjysmë milioni sirianë do të hyjnë të uritur dhe në mjerim në muajin e agjërimit, ramazan, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas marrëveshjes së armëpushimit të pjesshëm të arritur më 27 shkurt të këtij viti, rajonet në bllokadë do të hapeshin për të lejuar hyrjen e ndihmave humanitare.
Por shumë rajone në Siri janë nën bllokadën e regjimit të Asadit dhe militantëve të Hizbullah-ut. Madaja në afërsi të Damaskut, Muaddamije, Guta Lindore, Ajn Terma, Duma, Xhobar, Kampi Jermuk, Zebadani, Xhajrud, Ruhajbah, Kanakir, Tedamun, Haxher el Esved,
Derja, Telbise, Rastan, Hola dhe Vaer, janë rajone dhe vendbanime të ngujuara dhe të mbyllura me jashtë.
Ndërkohë Dejr ez Zur e cila ndodhet nën kontrollin e regjimit por e rrethuar nga DAESH-i është furnizuar nga ajri përmes avionëve të regjimit. Ndërsa opozitarët të cilët kanë të rrethuar rajonet Fua dhe Kafraja lejojnë hyrjen e ndihmave humanitare në to.
Sipas informacioneve që gazetari i AA ka marrë nga burime lokale thuhet se rreth 390 mijë sirianë ndodhen të ngujuar nga ana e forcave të regjimit dhe militantët e Hizbullah-ut. Ndërkohë në rajonin ez-Zur ndodhen 20 mijë persona, ndërsa në Fua dhe Kafraja 25 mijë të tjerë.