Bota, Shëndetësi, Koronavirusi

Argjentinë, 20 lojtarë të River Plate pozitiv ndaj COVID-19

Situata është aq kritike saqë River Plate nuk ka asnjë nga katër portierët në dispozicion për ndeshjen e Copa Libertadores të mërkurën kundër ekipit kolumbian Santa Fe

Associated Press   | 18.05.2021
Argjentinë, 20 lojtarë të River Plate pozitiv ndaj COVID-19

Buenos Aires

Edhe pesë futbollistë të ekipit River Plate rezultuan pozitiv ndaj koronavirusit të ri (COVID-19), me çka numri i lojtarëve të infektuar të ekipit të ligës së parë argjentinas është rritur në 20, transmeton Anadolu Agency (AA).

Situata është aq kritike saqë River Plate nuk ka asnjë nga katër portierët në dispozicion për ndeshjen e Copa Libertadores të mërkurën kundër ekipit kolumbian Santa Fe.

Klubi të hënën lëshoi një njoftim në të cilin theksohet se Lucas Beltran, Flabian Londono Bedoya, Gonzalo Montiel, Leonardo Ponzio dhe Alex Vigo po ashtu pozitiv ndaj COVID-19.

Ndërkohë, 15 lojtarët të tjerë u testuan pozitiv fundjavën e kaluar në prag të ndeshjes kundër Boca Juniors në kuadër të çerekfinales së Liga kupës argjentinase. Ndeshja përfundoi me rezultat 1:1, ndërsa në penalltitë më të mirë ishin futbollistët e Boca-s.

CONMEBOL, i cili menaxhon futbollin e Amerikës së Jugut, lejon që klubet të kenë deri në 50 lojtarë në ekip. River Plate tani ka 32 në dispozicion, duke përfshirë disa lojtarë të ekipit të të rinjve.

Mediat argjentinase raportojnë se klubi do t'i kërkojë CONMEBOL të shtyjë ndeshjen kundër Santa Fe.​​​​​​​

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın