Bota

RD e Kongos, 3.000 fëmijë jashtë procesit mësimor në rajonin Kasai

Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare tha se përplasjet në zonat shëndetësore të Kakenge dhe Bena Leka kanë detyruar 36.600 persona të largohen nga zona

Ekip  | 18.05.2021 - Përdıtësım : 19.05.2021
RD e Kongos, 3.000 fëmijë jashtë procesit mësimor në rajonin Kasai

Yaounde

Të paktën 3.000 fëmijë, përfshirë 1.424 vajza, kanë qenë jashtë shkollës që nga fundi i muajit mars pas përplasjeve të fundit ndërkomunale në rajonin Kasai të Republikës Demokratike të Kongos, thuhet në një raport të OKB-së, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) tha se përplasjet në zonat shëndetësore të Kakenge dhe Bena Leka kanë detyruar gjithashtu 36.600 persona ë largohen nga zona.

Hapësirat e përkohshme për të mësuar, pajisjet shkollore për studentët, mësuesit dhe shkollat pritëse si dhe organizimi i klasave përmirësuese dhe trajnimi i mësuesve në mbështetjen psiko-sociale janë urgjentisht të nevojshme për të lehtësuar kthimin e fëmijëve në shkollë.

Asnjë kapacitet i përgjigjes së arsimit urgjent nuk është i disponueshëm në dy provincat e prekura, thuhet në raport.

Paralajmërohet se nëse nuk ndërmerren veprime urgjente për të mbështetur këta studentë të zhvendosur, ata rrezikojnë të ekspozohen ndaj llojeve të ndryshme të abuzimit dhe shfrytëzimit.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın