Bota

Ushtria e Azerbajxhanit përdor dronët turq Bayraktar në stërvitjen e saj ushtarake

Dronët SIHA (dronë me armatim) kanë kryer detyrat e tyre të simuluara për përcaktimin e objektivave të armikut dhe transferimin e tyre në pikat e kontrollit

Ruslan Rehimov  | 18.05.2021 - Përdıtësım : 19.05.2021
Ushtria e Azerbajxhanit përdor dronët turq Bayraktar në stërvitjen e saj ushtarake

Baku

Në stërvitjen e ushtrisë së Azerbajxhanit janë përdorur edhe dronët Bayraktar SIHA prodhim të Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në pamjet e postuara nga Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit, paraqiten dalja nga hangari dhe ngritja në fluturim e dronëve Bayraktar SIHA.

Dronët SIHA (dronë me armatim) kanë kryer detyrat e tyre të simuluara për përcaktimin e objektivave të armikut dhe transferimin e tyre në pikat e kontrollit.

Stërvitja që ushtria e Azerbajxhanit filloi dje me pjesëmarrjen 15 mijë ushtarëve do të vazhdojë deri më 20 maj.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın