Melda Altakhan
23 Mars 2016•Përditësim: 23 Mars 2016
BUENOS AIRES (AA) - Pas një vizite historike në Kubë, Presidenti Barack Obama mbrëmë vonë ka nisur një vizitë zyrtare në Argjentinë, e cila është edhe objekt i vëmendjes së opinionit botëror, sepse ajo vjen gjatë kremtimit të 40-vjetorit të puçit ushtarak në vend i ndihmuar nga SHBA-ja, raporton Anadolu Agency (AA ).
Obama mbrëmë rreth orës 1:00 sipas orës lokale ka mbërritur në aeroportin International, Ezeiza Ministro Pistarini Buenos Aires ku u prit nga shefi i diplomacisë Argjentinase, Susana Malcorra dhe ambasadori i SHBA-së në këtë vend, Noah Mamet.