Tevfik Durul
05 Gusht 2020•Përditësim: 05 Gusht 2020
Si pasojë e aksidentimit të një automjeti që transportonte refugjatë në qytetin portual Alexandroupoli të Greqisë, humbin jetën 10 persona dhe plagosen 2 të tjerë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas shtypit grek, automjeti me refugjatë ka dalë nga rruga rreth orës 04.00 gjatë qarkullimit në rrugën Egnatia.
Si pasojë e aksidentit humbën jetën 10 persona dhe 2 të tjerë u plagosën. Personat e plagosur janë dërguar në spitalin Alexandroupoli dhe po hetohet në lidhje me arsyen e aksidentit.
Qyteti Alexandroupoli ndodhet në një distancë rreth 30 kilometra nga kufiri i Greqisë me Turqinë.