İdiris Okuduci
05 Gusht 2020•Përditësim: 05 Gusht 2020
Presidenti i Libanit Michel Aoun theksoi se në shpërthimin në Portin e Bejrutit ka shpërthyer nitrat amoni prej 2.750 tonësh që mbahej në një depo që 6 vite, transmeton Anadolu Agency (AA).
Aoun në deklaratën nëpërmjet llogarisë së presidencës në Twitter, e cilësoi si "të papranueshme" mbajtjen e 2.750 tonëve nitrat amoni me kohëzgjatje prej 6 vitesh në një depo pa asnjë masë sigurie.
Ai premtoi ndëshkimin më të rëndë të të gjithë atyre që shkaktuan shpërthimin dhe të gjithë përgjegjësit.
Ndërkohë, Drejtori i Policisë së Libanit, Abbas Ibrahim, tha se nitrat amoni në fjalë ka shpërthyer në port përderisa po dërgohej në Afrikë.
Sipas të dhënave të fundit nga shpërthimi kanë humbur jetën të paktë 100 persona, ndërsa janë plagosur mbi 4.000 të tjerë.