Sevil Çelik
12 Janar 2016•Përditësim: 12 Janar 2016
STAMBOLL (AA) - Prefektura e Stambollit ka njoftuar se në shpërthimin e ndodhur në Sulltanahmet sipas të dhënave paraprake kanë humbur jetën 10 persona dhe janë plagosur 15 të tjerë, raporton Anadolu Aency (AA).
Shpërthimi në fjalë ka ndodhur pranë xhamisë Sulltanahmet (Xhamia Blu) të Stambollit. Sipas informacioneve të para shpërthimi ka ndodhur në orën 10.20 sipas kohës lokale nga shkaqe ende të pacaktuara.
Në vendngjarje janë dërguar forca të shumta policie dhe ekipet shëndetësore, ndërkohë hetimet për shkakun e shpërthimit janë në vazhdim.