Ömer Erdem
28 Dhjetor 2020•Përditësim: 28 Dhjetor 2020
Në kontinentin e Afrikës ka shkuar në mbi 2 milionë e 678 mijë numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, me 18.553 raste të reja në 24 orët e fundit numri i rasteve në gjithë kontinentin është rritur në 2.678.022 ndërsa numri i viktimave me 432 vdekje të reja arrin në 62.903.
Numri më i lartë i viktimave nga COVID-19 deri më sot në kontinent është regjistruar në Afrikën e Jugut me 26.735, ndërsa në Egjipt janë regjistruar 7.405 dhe në Marok 7.240 vdekje.
Në Sejshelle nuk është raportuar asnjë vdekje me burim nga COVID-19.
Vendet me numrin më të madh të rasteve në kontinent janë Afrika e Jugut me 1.004.413 raste e cila pasohet nga Maroku me 432.079 dhe Egjipti me 132.541 raste.
Deri më tani në Afrikë janë shëruar 2.237.159 persona të infektuar.