Ekip
27 Dhjetor 2016•Përditësim: 27 Dhjetor 2016
RAMALLAH (AA) – Presidenti palestinez Mahmoud Abbas shpreson se në konferencën e radhës për Lindjen e Mesme në Paris do të arrihet një mekanizëm i cili do t'i jap fund ndërtimit të vendbanimeve izraelite në territoret e pushtuara palestineze, raporton Anadolu Agency (AA).
Vërejtjet publike nga Abbas janë të parat që kur Këshilli i Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) javën e kaluar miratoi rezolutën, e cila dënon ndërtimin e vendbanimeve izraelite si "shkelje flagrante" të së drejtës ndërkombëtare.
Abbas në takimin e partisë së tij Fatah të hënën vonë në mbrëmje theksoi se rezoluta ka "hapur rrugën për një konferencë ndërkombëtare të paqes".