Mustafa Keleş
27 Dhjetor 2016•Përditësim: 27 Dhjetor 2016
CHICAGO (AA) - Fotografitë e realizuara nga objektivi i gazetarëve të Anadolu Agency (AA), të cilat pasqyrojnë në mënyrë reale ngjarjet e tentativës për grusht shteti më 15 korrik nga FETÖ, janë ekspozuar në Chicago të SHBA-së me emërtimin "15 korriku, lartësimi i vullnetit të popullit".
Ekspozita është hapur në kuadër të kongresit të organizuar nga Shoqëria Muslimane Amerikane (MAS) dhe Komuniteti Musliman për Amerikën e Veriut (ICNA). Ndërkohë në ceremoninë e hapjes ishin të pranishëm edhe vajza e Presidentit të Turqisë, Sümeyye Erdoğan Bayraktar si përfaqësuese e Shoqatës së të Drejtave të Grave në Turqi (KADEM), bashkëshorti i saj Selçuk Bayraktar, ambasadori i Turqisë në Washington, Serdar Kılıç, etj.
Pasi vizitoi ekspozitën, Sümeyye Erdoğan Bayraktar, në një deklaratë për mediat u shpreh se 15 korriku ishte një tentativë shumë tinzare dhe tradhtare për grusht shteti. Ajo ka shtuar se "Pasqyrimi i asaj nate përmes fotografive të Anadolu Agency në këtë mënyrë është një gjë shumë e rëndësishme."
Duke nënvizuar rëndësinë e këtij aktiviteti për t'iu shpjeguar të gjithë muslimanëve të SHBA-së atë që ndodhi në realitet atë natë, Bayrkatar në vijim të fjalës së saj shtoi se veprimi për mbrojtjen e demokracisë nga popullit turk atë natë është bërë një shembull edhe për popuj të tjerë muslimanë.
"Për fat të keq shikojmë një qëndrim me standard të dyfishtë"
"Mendoj se admirimi ndaj popullit turk pas ngjarjes së 15 korrikut është rritur. Veçanërisht bota islame ka parë më qartë trimërinë dhe qëndrimin ndaj demokracisë së popullit turk", tha Bayraktar, duke kritikuar vendet perëndimore për qëndrimin me dy standarde ndaj Turqisë.
"Për fat të keq shikojmë standarde të dyfishta në veprimet e SHBA-së dhe vendeve perëndimore. Ndërkohë që këto vende duhet të mirëprisnin mbrojtjen e demokracisë shikojmë që të njëjtin qëndrim nuk e kanë për shumë vende muslimane", tha Bayraktar dhe thirrje për bashkim dhe unitet mes vendeve islame.
Ekspozita në qendrën kulturore McCormick në Chicago përbëhet nga 30 fotografi dhe do të qëndrojë e hapur deri më 30 dhjetor.