Kubilay Çelik
22 Mars 2016•Përditësim: 22 Mars 2016
ANKARA (AA) - Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy, në mënyrë të ashpër dënoi sulmet e sotme vdekjeprurëse në Belgjikë dhe shprehu gatishmërinë e Madridit zyrtar që të iu ofrojë çdo ndihmë autoriteteve dhe popullit të Belgjikës, raporton Anadolu Agency (AA).
Ndërsa shefi i diplomacisë spanjolle, Jose Manuel Garcia Margall pohon se prapa sulmeve të sotme në Bruksel qëndron organizata terroriste DAESH.
“Mbarë bota përballet me kancerin e terrorizmit. Ky kancer ka celula në mbarë botën dhe vetëm çështje kohe është kur do të aktivizohen. Është e qartë se në Bruksel bëhet fjalë për sulme terroriste prapa të cilave qëndron DAESH-i”, tha Margallo.
Të paktën 13 persona humbën jetën, ndërsa 35 të tjerë janë plagosur gjatë shpërthimeve të cilat sot në mëngjes ndodhën në aeroportin më frekuentues “Zaventem” në Bruksel.
Disa orë pasi në aeroportin e Brukselit ndodhën dy shpërthime, më pas pati shpërthime edhe një në stacionin metro Maelbeek, në të cilin humbën jetën të paktën dhjetë persona.