Mustafa Talha Öztürk
15 Dhjetor 2020•Përditësim: 16 Dhjetor 2020
Ministria e Tregtisë dhe Turizmit e Serbisë ka theksuar se vendi synon rritjen e bashkëpunimit ekonomik me Katarin, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Tregtisë dhe Turizmit e Serbisë njoftoi se ministrja Tatjana Matiç dhe ambasadori i Katarit në Serbi, Sheikh Mubarak Bin Fahad Al Thani, u takuan në kryeqytetin Beograd për të diskutuar bashkëpunimin ekonomik midis dy vendeve.
"Ministrja dhe ambasadori theksuan rëndësinë e madhe të nënshkrimit të marrëveshjeve, kryesisht në fushën e ekonomisë, tregtisë dhe bashkëpunimit teknik. Ka hapësirë për zgjerimin e tregtisë dhe investimeve", njoftoi ministria serbe.
Më tej, po ashtu theksohet se në takim u ra dakord se duhet të nënshkruhet një marrëveshje për bashkëpunim në fushën e turizmit pasi "situata epidemiologjike të stabilizohet".