Serbi, 5 vdekje të reja nga koroanvirusi
Deri në ora 15:00 e ditës së sotme janë regjistruar 160 raste të reja me koronavirus

Beograd
Deri në ora 15:00 sot në Serbi kanë vdekur 5 pacientë të tjerë të prekur me koronavirus, ndërsa janë regjistruar 160 raste të reja me COVID-19, duke çuar në 1,060 numrin e të infektuarve me virus, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas zv/drejtoreshës të Institutit të Shëndetit Publik të Serbisë, Darija Kisiç Tepavçeviç, numri i përgjithshëm i të vdekurve nga virusi është 28, 21 burra, dhe 7 gra.
"Të gjithë 5 personat e vdekur ishin të gjinisë mashkullore, të moshës mesatare 61,2 vjeç dhe të gjithë kishin sëmundje tjera që rezultuan me fatalitet", theksoi ajo.
Janë shtruar 648 pacientë, kurse në respirator janë 72 persona.
Që nga raportimi i fundit i djeshëm, deri në ora 15:00 janë testuar 810 persona, prej të cilëve 160 ishin pozitiv dhe 650 negativ ndaj koronavirusit.
Deri në ora 15:00 në laboratorin kombëtar janë testuar gjithsej 4371 persona të cilët plotësuan kriteret për testim.