Bota, Koronavirusi

Ndihma mjekësore e dërguar nga Turqia arrin në Spanjë

Avioni ushtarak i ngarkesave A400M i Forcave Ajrore Turke i cili u ngrit nga Aeroporti Ushtarak Etimesgut i Ankarasë ka ateruar në bazën ajrore Torrejon de Ardoz në Madrid në orët e pasdites

Şenhan Bolelli  | 01.04.2020 - Përdıtësım : 02.04.2020
Ndihma mjekësore e dërguar nga Turqia arrin në Spanjë

Madrid

Ndihma me pajisje mjekësore që Turqia e ka dërguar për në Spanjë, një nga vendet më të prekura nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19), ka arritur në kryeqytetin spanjoll Madrid, raporton Anadolu Agency (AA).

Avioni ushtarak i ngarkesave A400M i Forcave Ajrore Turke i cili u ngrit nga Aeroporti Ushtarak Etimesgut i Ankarasë ka ateruar në bazën ajrore Torrejon de Ardoz në Madrid në orët e pasdites.

Ndihma mjekësore e dërguar nga Turqia arrin në Spanjë

Ndihma me pajisje mjekësore që Turqia e ka dërguar për në Spanjë, një nga vendet më të prekura nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19), ka arritur në kryeqytetin spanjoll Madrid. Avioni ushtarak i ngarkesave A400M i Forcave Ajrore Turke i cili u ngrit nga Aeroporti Ushtarak Etimesgut i Ankarasë ka ateruar në bazën ajrore Torrejon de Ardoz në Madrid në orët e pasdites. ( Burak Akbulut - Anadolu Agency )

Ambasadori turk në Madrid, Cihad Erginay, i cili ka pritur avionin dhe së bashku me autoritetet spanjolle po koordinon dorëzimin e pajisjeve, tha për AA se ndihet i lumtur që Turqia ia ka zgjatur dorën e ndihmës këtij shteti.

Ai e cilësoi si të rëndësishme këtë ndihmë të dërguar me porosi të presidentit Recep Tayyip Erdoğan dhe me koordinimin e Ministrisë turke të Mbrojtjes.

"Spanja është një vend mik me të cilin kemi marrëdhënie të mira dhe jemi të afërt. Është aleat i besueshëm. Prandaj, unë jam shumë i lumtur që si Turqi dhe komb turk, ne patëm mundësi ta ndihmojmë Spanjën. Po ashtu, arritja e kësaj ndihme ka qenë e rëndësishme edhe për spanjollët. Në mesazhet që pranojmë, na thuhet se këto ndihma janë shumë të vlefshme dhe falënderohet Turqia", tha ambasadori Erginay.

Nga ana tjetër, në një konferencë për media, shefi i ushtrisë spanjolle, Miguel Angel Villarroya, tha se Spanja falënderon Turqinë, aleat në NATO, për pajisjet e dërguara.

Falënderime për Turqinë dhe aleatët e tjerë të NATO-s që kanë ofruar mbështetje ka shprehur edhe Shtatmadhoria e Spanjës në llogarinë e saj në median sociale.

Ndryshe, ndihma prej 5 tonelatash e dërguar nga Turqia, ndër të tjera, përfshin 250.000 maska të prodhuara në Turqi, 20.000 maska anatomike, 750 syze mbrojtëse, 2.000 veshje mbrojtëse dhe 1.000 litra lëng antibakterial.

Mbi kutitë e ndihmës së dërguar ndodhen edhe mbishkrime në gjuhën italiane dhe spanjolle me fjalë nga poeti mistik dhe dijetari Mevlana, i njohur edhe si Rumi, "Pas dëshpërimit ka shumë shpresë. Pas errësirës ka shumë diell", si dhe mbishkrimi "Me dashuri nga Turqia për popullin spanjoll".


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın