Bota, Koronavirusi

SHBA, 920 viktima nga COVID-19 brenda 24 orëve

Numri i rasteve me COVID-19 në SHBA është rritur në 189.633, me 25.023 raste të reja në 24 orët e fundit, treguan të dhënat e përditësuara

Islam Doğru  | 01.04.2020 - Përdıtësım : 02.04.2020
SHBA, 920 viktima nga COVID-19 brenda 24 orëve

New York

Numri i viktamve nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 4.090, pasi 920 persona kanë humbur jetën vetëm në 24 orët e fundit, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i rasteve me COVID-19 në SHBA është rritur në 189.633, me 25.023 raste të reja në 24 orët e fundit, treguan të dhënat e përditësuara.

SHBA ngelet vendi me më së shumti raste në botë, pasuar nga Spanja me 102.136 të infektuar.

Shteti më i prekur nga virusi në SHBA është New Yorku, ndërsa pas tij vijon New Jersey.

Numri i pacientëve në shtetin e New Yorkut u rrit nga 67.384 në 76.049.

Ndërkaq, në New Jersey deri më tani janë regjistruar 18.997 raste.

Shteti i New Yorkut njëkohësisht mban numrin më të madh të viktimave, me gjithsej 1.714 të vdekur nga COVID-19.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın